Hoxhaj propozon kushtin për themelimin e Asociacionit

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklarue se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fitimi i ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkueme (OKB) për Kosovën duhen me shkue paralelisht.

“Sa i takon OKB-së dhe asociacionit qëndrimi im jo vetëm tash në 2018 por edhe në 2015 ka qenë që ne do duhej një model marrëveshje të asociacionit ta integronim më një marrëveshje të madhe që do t’i normalizonte raportet Kosovë-Serbi. Shpejtësia e themelimit të asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB. Themelimi defakto i asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB”, tha Hoxhaj.

Shperndaje në: