Brnabic vjen me këtë deklaratë befasuese për Kosovën

Zgjidhja afatgjatë e çashtjes së normalizimit të marrëdhanieve me Prishtinën asht në interesin e Serbisë, por edhe në interes të të gjithë serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë, citohet të ketë thanë kryeministrja e Serbisë, Ana Brrnabic gjatë nji vizite që pati sot në qytetin serb, Smederevo.

Ajo ishte e preme se konflikti i ngrimë nuk asht në interes të Serbisë.

Siç asht shprehë ajo para gazetarëve, normalizimi i marrëdhanieve me Kosovën do të thotë stabilitet afatgjatë dhe siguri për ata njerëz, por stabilitet edhe për rajonin.

Sinvas saj, vetëm Serbia asht e gatshme për kompromis, por ka shtue se nuk duhet të vendoset gjithçka nën shprehjen “Kosova asht Serbi”, dhe se duhet të jemi të hapun për kompromis.

Bënabic u shpreh qartë se “kompromis do të thotë se nuk mundet me u shkue në asnji ekstrem”.

Shperndaje në: