Qe sa vende të reja pune kanë me i hapë amerikanët n’Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takue sot në Prizren përfaqësuesit e Korporatës së njoftun amerikane “Sutherland Global”, e cila merret me procesimin e shërbimeve biznisore, e cila ka ardhë të investojë në Kosovë, ndërsa ka me i hapë mbi 1000 vende të reja pune në fushën e IT.

Siç thuhet në njoftimin për media, kryeparlamentari Veseli ka thanë se në kontaktin e tij të parë me këtë kompani i ka inkurajue drejtuesit e saj që të vijnë dhe investojnë në Kosovë. Sot, shtoi ai, ajo ka 150 të punësuem, ndërsa mbrenda dy viteve të ardhshme edhe 1 mijë të tjerë.

“Ne shumë shpejt do të kemi liberalizimin e vizave, por ne duhet të punojmë që rininë ta mbajmë në Kosovë dhe perspektivën ta ketë këtu”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se dekada e re asht dekada e teknologjisë informative dhe e të rijve të Kosovës.

“Sikur këtë kompani, inkurajoj edhe kompani të tjera që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Kosova ka rini të mrekullueshme, punëtore, të talentuar, optimiste dhe kreative”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Zv/drejtori i kompanisë, Ks Kumar, tha se të gjitha shërbimet që ofron kjo kompani ju ofrohen kompanive ma të mëdhaja në botë. Ai tha se ndihet i kënaqun që për katër muej të operimit të saj në Kosovë, kompania ka arritë me i punësue 150 të reja dhe rinj kosovarë.

Mbasi falënderoi kryetarin Veseli për mbështetjen e ofrueme, ai th se “ky asht veç fillimi. Besoj që për nji periudhë prej 18-24 muej, do të jemi në gjendje të ofrojmë edhe 1 mijë vende të reja pune për kosovarët”.

Shperndaje në: