Pacolli e jep lajmin për Liberinë, Dacic po mashtron!

Edhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka mohue se Liberia e ka tërheq njohjen për Kosovën.

Ai në nji postim në rrjetin social Twitter ka shkrue se ka kontaktue me Qeverinë e këtij shteti,  e ka mohue tërheqjen e njohjes.

Lajmet në mediat serbe dhe deklarata e Dacic’it, ai i cilësoi si propagandë.

“Unë sapo fola me Qeverinë Liberiane dhe më konfirmuan se #Liberia nuk e ka hequr njohjen e Kosovës. Lajmi dhe shënimi i përhapur nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjeve të rreme të lajmeve nga ministri i Serbisë Ivica Daçiq. Ne do t’i kundërshtojmë këto veprime”, ka shkrue Pacolli.

Ndryshe lajmi për tërheqjen e njohjes nga Liberia asht ba publik në media serbe, edhe nga Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic.

 

Shperndaje në: