Portugalia i falet Ronaldos, Maroku i jep lamtumirën Botnorit

Në “Luzhniki Stadium” të Moskës u luejt sfida e vlefshme për Grupin B të Botnorit ndërmjet Portugalisë dhe Marokut.

Falë Cristiano Ronaldos, Portugalia fiton 1-0, tue arritë fitoren e parë në grup.

Ylli i Real Madridit shënoi me krye që në minutën e 4, teksa më pas Maroku u mundue me barazue, por nuk ja doli.

Portugezët administrojnë rezultatin dhe me tri pikët e marra ngjiten përkohësisht në krye të Grupit B, tue prit të qetë takimin e orës 20:00 mes Spanjës dhe Iranit.

Maroku pëson humbjen e dytë, tue i thanë lamtumirë Botnorit, mbasi nuk ka më shanse për kualifikim.

 

Shperndaje në: