Vjen lajmi nga LDK, a e përkrahin Thaçin për dialog

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka ftue partitë opozitare me ju bashkangjitë ekipit të tij në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje në konferencën e mbajtun për media Thaçi ka përmend rastin kur ju kishte bashkue ekipit të Ibrahim Rugovës në Vjenë edhe pse ishte pjesë e opozitës.

Kërkesës së Thaçit për përkrahje në ekipin e dialogut nga partitë opozitare ju asht kundërpërgjigj Nënkryetari i LDK’s, Ismet Beqiri.

Ai për Beqirin ka thanë se qëndrimi i LDK’s nuk ka ndryshue dhe se koha për të cilën i asht bashkue ekipit të unitetit në krye me Presidentin Rugova në Vjenë ndryshon nga situata e tanishme.

“Presidenti Thaçi duhet ta ketë parasysh se po bëhet fjalë për kontekste të ndryshme kohore dhe Presidenti Rugova dihet se çfarë ka bërë për këtë vend, ajo çfarë është e rëndësishme është se ne po flasim për kohën kur ne kemi institucionet tona demokratike të zgjedhura, ne kemi shtetin tonë le t’i kryejnë punët secili në bazë të kompetencave, kjo është qenësore”, asht shpreh Beqiri.

 

Shperndaje në: