Pacolli merr nji letër nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ba të ditun se ka pranue nji letër nga Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

“Në frymën e miqësisë dhe aleancës së përjetshme, sot pranova një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo”, ka shkrue Pacolli në Facebook.

Ai ka shtue se Sekretari Pompeo tue transmetue përkushtimin e palëkundun për Kosovën si partner strategjik, potencon faktin se SHBA ka me vazhdue me punue ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për nji botë ma të sigurt dhe më prosperuese.

“Jam shumë i inkurajuar që sekretari Pompeo që në fillimet e angazhimit të tij, tregon kujdes të veçantë për Kosovën, e cila është e bekuar të ketë një mbështetës dhe vend aleat sikur SHBA. Si ministër i Jashtëm jam i vendosur dhe përkushtuar për ta kultivuar dhe fuqizuar marrëdhënien tonë speciale dhe strategjike me SHBA-të”, ka shkrue tutje Pacolli.

Shperndaje në: