Uruguai fiton dhe kualifikohet në fazën tjetër të Botnorit

Uruguai ka marrë nji fitore të vështirë por me shumë vlerë përballë Arabisë Saudite.

Cavani me shokë fituen me rezultatin 1-0 dhe në këtë mënyrë kanë sigurue kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botnor.

Gollen e vetëm të takimit e shënoi Suarez (23’) dhe më pas skuadra nga Amerika Latine administroi rezultatin.

Ndeshjen e ardhshme ndërmjet Rusisë dhe Uruguait ka me qenë përcaktuese për vendin e parë dhe të dytë në Grupin A.

 

Shperndaje në: