Rusia e merr nji vendim lidhun me flamujt e Shqipnisë dhe Kosovës?

Shbërimet ruse të sigurisë janë të bindun se ka tifozë shqiptarë të cilët munden me qenë prezentë në ndeshjen midis Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad Arena.

Numri i madh i shqiptarëve që luejnë te Zvicra ka shkaktue tutë të madhe se në stadium munden me qenë flamuj të Kosovës dhe të Shqipnisë.

E për këtë, gazeta serbe Novosti raporton se Rusia ja ka ba me dije Zvicrës mos me lejue prezencën e ndonji flamuri që ndërlidhet me shqiptarët, përcjell lajmi.net.

“Ata dërguan paralajmërim te Federata e Zvicrës që të parandalojnë futjen e flamujve që kanë të bëjnë me Shqipërinë e Madhe apo Kosovën”, shkruen gazeta serbe.

Ndeshja Zvicër-Serbi zhvillohet të Premten në kuadër të Kampionatit Botnor.

 

Shperndaje në: