Raportuesi në PE vjen me porosi të preme për Serbinë

Çdo marrëveshje e arritun në Bruksel duhet me u zbatue.

Ky asht mesazhi i Raportuesit të Serbisë në Parlamentin Europian, David McAllister.

Këtë e ka theksue ai në nji raportim para deputetëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian.

“Si Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në implementimin e plot të marrëveshjeve të arritura. Formimi i Asociacionit është prioritet, dhe gjithashtu duhet të zgjidhet edhe çështja e energjisë ndërmjet dy plaëve”, tha McAllister, përcjell lajmi.net.

Tutje në këtë raportim ai u shpreh optimist se Serbia asht në rrugën e drejtë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Por, McAllister theksoi se nji gja e tillë mvaret nga zbatimi i reformave dhe kushteve të përcaktueme nga Bashkimi Europian.

 

Shperndaje në: