Lansohet aplikacioni “Dhuro Gjak”


Me qëllim të arritjes së sensibilizimit dhe njoftimit të qytetarëve për randësinë e dhurimit vullnetar të gjakut, gjatë ditës së sotme asht lansue platforma dhe aplikacioni “Dhuro Gjak”.

Ky aplikacion asht krijue nga studentët e Institutit Riinvest, mbështetun nga Zyra e UNICEF’it në Kosovë dhe Ministria e Shëndetësisë.

Me rastin e lansimit, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, u shpreh se ky aplikacion do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve, me të cilat përballen si institucion.

Shperndaje në: