Sot mot i ndryshueshëm, në fundjavë ftoftë

Sot në vend ka me mbajtë mot i ndryshueshëm, ndërsa parashikohet me pasë shtrëngata me shi, ndërsa në fundjavë depërtimi i masave të ftofta ajrore ka me zbritë temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.

Temperaturat e ajrit kanë me pësue ranie të ndjeshme nën vlera mesatare.

Minimalet kanë me zbritë nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C, të Shtunën, e ditën e Hanë edhe deri në 17C.

Ka me fry erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike, gradualisht ka me zbritë rreth vlera normale, e më pas ka me shënue rritje.

 

Shperndaje në: