Melania ban nji vizitë surprizë në qendrat e trajtimit të fëmive emigrantë

Zoja e Parë e Shteteve të Bashkueme, Melania Trump ka vizitue zonën e qendrave të ndalimit në kufi në Texas, ku po mbahen fëmijët e ndamë nga prindët e tyne.

Zoja Trump, presioni i së cilës ka qenë faktor në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump për me nënshkrue urdhnin që mban së bashku familjet, asht largue nga Shtëpia e Bardhë të Ejten në mëngjes për me vizitue Texsasin.

“Ivanka ndjehet shumë e fuqishme, gruaja ime ndjehet shumë e fuqishme, unë ndjehem shumë i fuqishëm për këtë. Mendoj se çdokush që ka zemër do të ndihej i fuqishëm. Nuk duam të shohim familje të ndara”, ka thanë Trump të Mërkurën, simbas REL.

Udhëtimi në Texas ka qenë shfaqja ma e dukshme që ka ba Zoja Trump, prej kur ka kryer operacionin e saj në veshkë më 14 Maj.

 

Shperndaje në: