Trump e jep lajmin e madh për denuklearizimin total të Koresë së Veriut


Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump tha se Koreja e Veriut po shkatërron katër nga vendet e saj të testimit bërthamor dhe se nji proces i denuklearizimit total ka fillue tashma, pa dhanë asnji detaj, raporton TCH.

Këto deklarata Trump i bani gjatë nji takimi me kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë, ku ndau bashkë me ta lajmin e fillimit te denuklearizimit të Koresë së veriut.

“Ata kanë ndaluar dërgimin e raketave, duke përfshirë raketat balistike. Ata tashmë kanë hedhur në erë një nga vendet e tyre të testimit, në të vërtetë janë katër nga vendet e tyre të testimit. Dhe gjëja e madhe është se do të jetë një denuklearizim total, i cili tashmë ka filluar të ndodhë”, deklaroi Donald Trump.

Ende nuk ishte e qartë se për cilën nga zonat e testimit të Koresë së Veriut fliste Trump, ndërsa me randësi duket fakti se takimi i 12 Qershorit në Singapor mes Presidentit të SHBA’ve dhe Kim Jong-un, duket se ka fillue me dhanë frytet e veta.

 

Shperndaje në: