KE jep sinjale pozitive për vizat, por disa shtete…!

europavizat

Së shpejti ka me u publikue raporti i Komisionit Europian në lidhje me çashtjen e liberalizimit të vizave.

Raporti pritet me u publikue të Martën ose të Ejten dhe ka me dhanë vlerësimin nëse asht përmbushë edhe kriteri i fundit për liberalizim të vizave, ai i luftimit të korrupcionit dhe krimit të organizuem, shkruen gazetametro.net

KE ka dhanë sinjale pozitive për sa i përket liberalizimit, tue vlerësue se Kosova ka përmbush edhe këtë kriter të fundit për liberalizim.

Megjithatë, Kosova mund të mos marrë liberalizimin e vizave këtë vit.

Kjo mbasi shtete të fuqishme si Franca, Gjermania, Holanda e Suedia kanë rezervat e tyne në lidhje me këtë dhe munden me  bllokue vendimin për liberalizim në Këshill të Ministrave.

 

Shperndaje në: