Kjo s’pritej, Maradona me lot në sy mbas humbjes së Argjentinës (video)

Maradona nuk përmbahet, fillon me kajtë mbas humbjes së thellë të Argjentinës.

Kombëtarja e Argjentinës ka pësue nji humbje tejet të thellë 3-0 ndaj Kroacisë.

Kësisoj argjentinasit kanë minimizue gjasat për me kalue nga Grupi D.

Në këtë sfidë i pranishëm ishte edhe legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona.

Edhe pse në fillim të ndeshjes dukej në disponim të mirë, mbas 90 minutave gjithçka ka ndryshue.

57-vjeçari asht nxanë nga kamerat tue kajtë në momentin që kroatët shënuen.

Ish-fituesi i Kampionatit Botnor, nuk ka mujt me i mbajtë lotët edhe në fund të ndeshjes.

Legjenda argjentinase së bashku me tifozët e ‘Gauchozëve’, ka me shpresue në nji mrekulli në ndeshjen e tretë që ka me  kualifikue Argjentinën tutje.

Maradona po qëndron në Rusi tue punue si analist i Kampionatit Botnor, ndërsa ai konsiderohet si njani nga futbollistët ma të mëdhaj në histori.

Shperndaje në: