Blick: Sonte kundër Serbisë na duhen 11 Behrama!

“Blick” fton ekipin e Zvicrës me u inspirue nga Valon Behrami kundër Serbisë.

Gazeta zvicerane “Blick” ka lavdue Valon Behramin para duelit me Serbinë.

Behrami shkëlqeu në duelin kundër Brazilit, i mbyllun në barazim 1:1.

Por, “Blick” ka porosit përfaqësuesen që sonte kundër Serbisë në fushë me qenë 11 lojtarë luftarakë si mesfushori nga Mitrovica.

“Çka nëse serbët provokojnë? Bëhu si Behrami dhe ec duke buzëqeshur? Nëse na bëjnë presion? Bëhu si Behrami dhe duro”, ka shkrue Blick që ka paraqit formacionin e Zvicrës me lojtarët që kanë pamjen e Behramit.

 

Shperndaje në: