Dacic: Edhe 10 shtete tërheqin njohjen e Kosovës?!

Dacic

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçic, ka thanë për gazetën “Veçernje Novosti” se “tërheqja e njohjes së pamvarësisë së Kosovës nga ana e Liberisë asht vetëm nji prej disa shteteve dhe se edhe nja dhetë të tjera janë tue i rishqyrtue vendimet e tyne”.

“Së paku dhetë shtete momentalisht janë tue i peshue qëndrimet e tyne mbi Kosovën. Shumë shtete e kanë pranue Kosovën tue mos pasë informata të vërteta, dhe tash, kur po e shohin se si qëndrojnë punët, po i rishqyrtojnë vendimet. Prandaj, kemi arsye të besojmë se numri i njohjeve ka me ra nën 100, dhe atëherë e ashtuquejtuna Kosovë mundet vetëm me andrrue se do të jetë organizatë ndërkombëtare”, ka thanë Daçic, në prag të vazhdimit të bisedimeve për normalizimin gjithëpërfshimës të marrëdhanieve fqijësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shperndaje në: