Demarkacioni me Serbinë – Haradinaj komenton deklarimet e Thaçit


Kryeministri Ramush Haradinaj, tue komentue paralajmërimet e Presidentit Hashim Thaçi për demarkimin e kufinit me Serbinë, ka thanë se ka tregue kujdes që dialogu të trajtohet me seriozitetin ma të madh.

“Demarkimi është një proces i rëndësishëm kur ndodh në mes të vendeve mike, e le ma në situatën që kemi ne me Serbinë. Për këtë arsye nuk kisha avancu më shumë se kur dhe si duhet të ndodhë”, u shpreh Haradinaj.

Tutje, ai ka thanë se mvaret se çka kuptojmë me demarkim, nji procedurë standarde, apo ashtu siç Serbia po e lajmëron-si ndamje.

Shperndaje në: