Qeveria miraton kërkesën për rivarrosjen e Ahmet Krasniqit në Kosovë


Me propozim të ministrit të Forcës Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ish Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, të rivarroset në Kosovë.

Ende nuk dihet se kur eshnat e tij do të zhvendosen nga Shqipnia për në vendlindje, mirëpo kjo ka me ndodh në nji të ardhme të afërt.

Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, me 21 Shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

Shperndaje në: