Vjen njoftimi zyrtar: Liberia demanton Serbinë


Qeveria e Liberisë ka hedhë poshtë raportimet e mediave serbe, se gjoja ky shtet ka tërheqë njohjen e pamvarësisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Liberisë përmes nji njoftimi të publikuem në faqen e saj zyrtare ka ba të ditun se raportimet e Serbisë janë të pavërteta.

Sipas MPJ, Liberia ishte njani ndër vendet e para që njohu sovranitetin e Kosovës me 30 mlMaj 2008, pak ditë mbas shpalljes së pamvarësisë.

Në njoftim thuhet se Liberia mbetet e përkushtueme që të ketë komunikim me Kosovën dhe të thelloj marrëdhaniet diplomatike.

Shperndaje në: