Delawie jep këtë deklaratë për korrupcionin n’Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehë shqetësimin e tij, lidhun me ndikimin politik të gjykatave në Kosovë.

Këtë koment, ambasadori Delawie e ka ba në kuadër të javës “Kundër Korrupsionit”, që po mbahet nën organizimin e koalicionit të Organizatave Joqeveritare (OJQ)në Kosovë.

“Jam i shqetësuem për ndikimin politik mbi gjykatat në Kosovë. Shpresoj që ky koalicion do të kërkoj përparim në sundimin e ligjit. Luftimi i korrupsionit ka qenë prioritet do të ofrojmë mbështetjen morale për ata miq qe i ndajmë mendimet tona”, asht shprehë Delawie në fjalën e tij hyrëse.

Delawie ka kërkue vazhdimin e punës, në luftimin e korrupsionit.

“Korrupsioni asht i rrajosun thellë. Nuk mund të çrrajosjet mbrenda nji nate ose viti. Përparimi asht i pamundshëm pa pasë kanbëngulje. Duhet të vazhdoj puna. Kemi korrupsion në prokurim publik që pengon investimet”, ka shtue tutje ambasadori amerikan në Kosovë.

Shperndaje në: