Vjen ky lajm i randësishëm nga Specialja


Dhomat e Specializueme dhe Zyra e Prokurorit të Specializuem të Kosovës (DHSK dhe ZPS) ka publikue raportin e parë të punës.

Në raport thuhet se gjatë vitit të kaluem, ZPS’ja ka shqyrtue me vëmendje provat e mbledhuna që nga koha kur Task Forca Hetimore Speciale filloi punën në vitin 2011, ku përfshihen rreth 70.000 dokumente, që numërojnë thuejse 700.000 faqe material.

Prokurori i Specializuem thuhet se ka punue drejt nji vendimi për ndjekje penale, por ai ngre aktakuzë vetëm nëse bindet se provat janë të pranueshme para Dhomave të Specializueme.

Përmes këtij raporti, DHSK dhe ZPS garantojnë paanësi dhe përgjegjësi në trajtimin e rasteve që lidhen me “krime kundër njerëzimit, krime të luftës dhe krime të tjera sipas të drejtës penale të zbatueshme në kohën kur janë krye krimet; • që kanë ndodh në mes 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000; që kanë fillu të kryhen ose janë krye në Kosovë, ose që janë krye nga persona me shtetësi kosovare/të RFJ-së, ose kundër tyne; – krime kundër administrimit të drejtësisë”, kur ato kanë lidhje me procedurat dhe ose zyrtarët e Dhomave të Specializuem.

Në këtë raport, ritheksohet se askush nuk ka imunitet para kësaj gjykatë dhe se këto dhoma nuk kanë të bëjnë me grupe apo organizata.

“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar përqendrohet në vepra penale që kanë lidhje me pretendime për kryerjen e krimeve ndërkufitare dhe ndërkombëtare gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë për të cilat mbajnë përgjegjësi individë dhe jo grupe apo forca anëtarë apo përfaqësues të cilëve mund të kenë qenë individët në fjalë. Askush nuk ka imunitet pavarësisht nga pozita e tyre, as amnistia nuk është e mundshme”, theksohet në këtë raport.

Shperndaje në: