Rriten shanset e Argjentinës, Nigeria i jep ‘leksion’ Islandës

Fitorja e Nigerisë pshton Argjentinën nga nji eliminim i parakohshëm mbasi rrit ndjeshëm shanset e skuadrës së Lionel Mesi për me vazhdue në turne, edhe pse ka zhgënjy në dy sfidat e para të Rusi 2018.

Me Kroacinë që tashma asht kualifikue dhe mban vendin e parë në grup, gjithçka ka me u vendos në ndeshjet e fundit se kush ka me shoqnue në turin tjetër.

Nigeria, e cila mundi sot Islandën, mjafton me mbyllë në barazim ndeshjen me Argjentinën për me kalue ma tej në këtë aktivitet.

Ndërkohë, Argjentinës i duhet me fitue medoemos ndaj Nigerisë për me u kualifikue dhe që në fund me pasë nji gollavarazh ma të mirë se Islanda, në rast se kjo e fundit mund Kroacinë e kualifikueme.

 

Shperndaje në: