Qeveria ka pranue raportin rreth hartimit të statutit të Asociacionit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka dorëzue nji raport Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me punën e ekipit menaxhues, i cili asht i ngarkuem për hartimin e statutit të Asociacionit apo Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

Në nji përgjigje me shkrim nga kjo ministri thuhet se ekipi menaxhues ka mbajt takime të rregullta me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe, po ashtu, i ka dorëzue ministrisë raportet e punës së ekipit lidhun me detyrat që dalin nga vendimi dhe marrëveshja e Brukselit.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të njëjtat raporte i ka dorëzuar te Zyra e kryeministrit, për t’i njoftuar lidhur me punën e ekipit dhe veprimet e ndërmarra nga ekipit menaxhues”, thuhet në nji përgjigje me shkrim nga kjo ministri.

Në Zyrën e Kryeministrit thonë se kanë pranue nji raport nga grupi punues për hartimin e statutit të Asociacionit apo Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

Koordinatori në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, tha për Radion Europa e Lirë, se janë tue e shqyrtue raportin dhe mbasi ta analizojnë atë, kanë me i dhanë vlerësimet e duhuna.

 

 

Shperndaje në: