Zvicranët: Falë shqiponjave, Xhaka dhe Shaqiri, na andërrojmë me fluturue nalt

Me këtë titull, që njeh meritat maksimale të dy lojtarëve shqiptarë të kombëtares së Zvicrës, të cilët realizuen në portën e Serbisë dhe festuen me “shqiponjë”, në shej respekti dhe nderimi për rrajët e tyne shqiptare, asht hapë tabloidi ma i madh helvet, “Blick.ch”.

Në shkrimin e tij nënvizohet:

“Stadiumi Kaliningrad është i vendosur në duart e Serbisë. Rusët mbështesin “vëllezërit” e tyre serbë. Zviceranët me rrënjë në Ballkan (Shaqiri, Behrami, Xhaka, Seferovic dhe Dzemaili) vërshëllehen pa mëshirë në çdo kontakt me topin. Edhe futbollistët serbë në fushë ndërhyjnë pa mëshirë. Shumë shpejt vjen goditja.

Zuber, golashënuesi i barazimit 1-1 kundër Brazilit, humbet topin. Djathtas, Tadic driblon Rodriguez dhe kroson në zonën tonë. Mitrovic e ka kokën përpara Schär. 0-1, tashmë, në minutën e pestë. Zvicra po zgjohet ngadalë…

… Dhe vjen goli i barazimit. Shaqiri godet fort. Predha e “xhuxhit magjik” është bllokuar. Por nga hapësira e lirë vjen Xhaka. Dhe plotëson mrekullisht nga 25 metra! Xhaka, i cili lëviz buzët kur luan himnin zviceran, bën gëzimin shqiptar. Çfarë provokimi! Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur.

Në nëntor 2014 u vendos në “Nati” se, në të ardhmen, simboli me “shqiponjë” do të hiqet nga festimet. Betimi i burrave të asaj kohe zgjati pothuajse katër vjet, deri në natën e së premtes. Ndeshja vazhdon. Predha e Shaqirit trondit trekëndëshin e portës serbe.

Dzemaili duhet të dalë. Trajneri Petkovic sjell edhe më shumë forcë sulmuese me Embolo. Shaqiri lançon një kundërsulm. Ai pengohet në momentin e fundit. Por jo në kundërsulmin vrastar, të cilin “xhuxhi magjik” e finalizon me finesë, duke shokuar Serbinë…”

Shperndaje në: