A ka informacione Tahiri se kur ngriten aktakuzat e Speciales?


Institucionet e Kosovës nuk kanë informacione se kur mund të ngriten aktakuzat e Speciales.

Ministria e Drejtësisë bashkëpunon me këtë mekanizëm që qëllim ka hetimin e krimeve të pretendueme të luftës të ish-ushtarëve të UÇK’s.

Por, shefi i MD thotë se, Abelard Tahiri, i tha Ekonomia Online se nuk kanë bashkëpunim të shpeshtë me Specialen që ende nuk ka ba publike aktakuzat e para.

Edhe pse tha se, Gjykatë asht e themelueme nga institucionet e Kosovës, Tahiri bani të ditun se përveç komunikimit nuk kanë naj bashkëpunim të shpeshtë.

“Ne kemi pas një bashkëpunim me ta kemi të vazhdueshëm, nuk është se kemi bashkëpunim të shpeshtë realisht sepse është një Gjykatë që funksionon mbi ligjet e Kosovës është e themeluar nga Republika e Kosovës me ndryshimet kushtetuese që ne i kemi bërë”.Kemi normalisht komunikim mirëpo sa i përket punës se prokurorisë dhe kur do të ngritën aktakuzat si do të shkoj normalisht ne nuk do të njoftohemi as në Republikën e Kosovës e normalisht nuk njoftohemi as nga ta, është çështje e prokurorisë atyre Dhomave të Specializuara dhe në asnjë rrethanë nuk kemi kurrfarë informatash sa i përket pra se kur mund të ndodh”, tha Tahiri.

Shperndaje në: