E dhimbshme kjo: Dalin detaje të reja lidhun me vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani

Ngjarja, e cila tronditi opinionin kosovar mëngjesin e sotëm, ishte aksidenti i randë rrugor i nji grupi të basketbollistëve të kombëtares së Kosovës, me ç’rast njani prej tyne, Gazmend Sinani, humbi jetën.

Bahet e ditun se në kerrin e aksidentuem, përpos Gazmend Sinanit, i cili ndrroi jetë, ishin edhe basketbollistët Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala, të cilët pësuen lëndime trupore.

Nga informacionet që ka sigurue Insporti, basketbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët ishin në Gjakovë tue i përfundue stërvitjet pregaditore për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, mbramë kanë dalë për të festue ditëlindjen e Gazmend Sinanit dhe në kthim nga ndeja, në Gjakovë kanë pësue aksident, i cili doli të jetë fatal pikërisht për Sinanin që sapo i kishte mbushë 27 vjet.

Shperndaje në: