Qe për kend premton rritje rrogash Kryeministri Haradinaj


Ramush Haradinaj e ka prezentue si arritje të Qeverisë dyfishimin e pagave për zyrtarët qeveritarë.

Ka premtue se rritje të pagave do të ketë edhe për mjekë e arsimtarë mbasi të miratohet Ligjin për Nivelizimin e Pagave.

“Pagat në sektorin publik janë rritur. Jemi në proces me Ligjin për nivelizimin. Do të ketë rritje edhe për mjekët dhe arsimtarët. Gjyqtarët dhe Prokurorët kanë pasur rritje me rritjen e fundit”, ka thanë Haradinaj, në nji tubim partiak.

Me këtë rast, Haradinaj, ka konfirmue se pagat e zyrtarëve të Qeverisë, Prokurorisë dhe Gjykatave do të merren me rritje, ashtu siç kishte vendosë para gjashtë muejsh.

Shperndaje në: