Trajneri i Serbisë: Dikur e mallkuemja Hagë, tash VAR’i (foto)

Mladen Krstajic ka shprehë ankesën e tij ndaj gjyqtarit Felix Brych nëpërmjet nji postimi në Instagram.

Ai ka reague tue u ankue për simbas tij penalltinë e paakordueme në minutën e 66 kur Aleksandar Mitrovic u rrxue mbrenda zonës nga dy futbollistë të Zvicrës.

“Për fat të keq, vetëm serbët dikur gjykoheshin në drejtësi selektive, dikur ishte e mallkuemja Hagë, kurse sot në futboll asht VAR”, shkroi Krstajic, bashkue me fotografinë e rastit në fjalë të publikuem në Instagram.

Shperndaje në: