Budallakia e Serbisë, nuk deshtën me luejt me Zvicrën, për shkak të këpucëve të Shaqirit!


Serbia me kërkesë qesharake në FIFA, deri në minutat e fundit para fillimit të ndeshjes me Zvicrën.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Jovan Surbatovic, ka ba të ditun se kërcënuen FIFA’n se nuk do të paraqiteshin në fushë kundër Zvicrës, nëse Xherdan Shaqiri nuk i ndrron këpucët e tij sportive.

Ylli kosovar në njanën këpucë mban flamurin e Kosovës, kurse në tjetrën atë të Zvicrës. FSS kërkoi nga FIFA që ta detyrojë Shaqirin t’i ndryshojë ato. Por, kërkesa e tyne u injorue nga FIFA.

“Ajo që ka na idhnue asht se kërkuem që futbollisti i tyne, ma konkretisht Shaqiri, bart flamurin e të ashtuquejtunit shtet i Kosovës. Na kemi reague, madje kemi kërcënue se nuk do të paraqitemi hiç në fushë nëse ai nuk i ndrron këpucët”, deklaroi Surbatovic për “B92”.
Megjithatë, FIFA injoroi kërkesën nga FSS.

“Nuk kishte reagim, mandej kemi insistue sërish, kemi dërgue disa e-maila, kishim kontakt direkt me zyrtarë nga zyret e FIFA’s, por në fund, para ndeshjes, morëm njoftimin se me rregulla të FIFA’s, lejohet që flamuri i Kosovës të mbetet në këpucët e tij, sepse bahet fjalë për nji shtet të pranuem me të drejta të plota nga FIFA, dhe se futbollistët mund të shprehin prejardhjen e tyne kombëtare”, theksoi ai.

Shperndaje në: