Shpërthim gjatë tubimit të kryeministrit të ri të Etiopisë, disa të vdekun (video)

Nji shpërthim ka tronditë nji tubim të kryeministrit të ri të Etiopisë, Abiy Ahmed, në Addis Abeba, ku ishin mbledhë mija njerëz.

Ahmed u mor nga personeli i sigurisë menjiherë mbas fjalimit të tij, të cilin e dha në Sheshin Meskel të kryeqytetit etiopian.

Nga sulmi janë vra disa njerëz. Shpërthimi ndodhi, derisa kryeministri i ri po fliste të Shtunën në tubim

Ahmed e përshkroi atë si nji “përpjekje të pasuksesshme nga forcat që nuk duen ta shohin Etiopinë të bashkueme”.

Raportohet se asht hedhë nji granatë mes mija njerëzve në sheshin Meskel të kryeqytetit.

Abiy u ba kryeministër vetëm pak kohë ma parë, mbasi paraardhësi i tij, Hailemariam Desalegn, papritun dha dorëheqjen në Fror.

Shperndaje në: