Qe kujt ja hedh fajin LDK’ja për mosformimin e komisionit për dëbimin e 6 turqve


Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritë me miratue Komisionin Hetimor për dëbimin e gjashtë qytetarëve turq nga Kosova në fund të muejit Mars.

Akcioni i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Policisë së Kosovës, për deportimin e shtetasve turq, të cilit nga Turqia akuzoheshin për lidhje me Fetullah Gylenin, organizata e të cilit nga shteti turk asht përgjegjëse për tentim puçin e vitin 2015 në Turqi , kishte ngjallë reagime të mëdhaja në vend.

Për këtë, deputetët e Kosovës kishin mbajtë nji seancë të jashtëzakonshme, ndërsa që me propozimin e LDK, ishte vendosë që të formohet edhe nji grup hetimor, lidhun me veprimet e institucioneve të Kosovës për këtë rast.

Por, edhe pse janë ba afër tre muej nga ky rast, ende ky komision nuk asht formue.

Shefi i grupit parlamentar të LDK’s, Avdulla Hoti, për lajmi.net ka thanë se mosfunksionaliteti i Kuvendit ka ba që ky komision mos të formohet.

Ai ka akuzue edhe PDK’n për pengesë të formimit të këtij komisioni.

“Formimi i këtij komisioni është ne rend dite, por në mungesë të funksionalitetit të Kuvendit pasi nuk po ka kuorum, ende nuk është votuar. Formimi i këtij komisioni ka qene pjese e rezolutës së Kuvendit që është votuar pas seancës se jashtëzakonshme për ketë çështje të iniciuar nga LDK”.

“Por, PDK e ka prolonguar deri me tan duke e bllokuar votimin. U desht qe ne te mbledhim 40 nënshkrime dhe te kërkojmë formimin e këtij komisioni ne procedure tjetër”, ka thanë Hoti.

Por, PDK nuk ka dhanë naj përgjigje nëse asht e gatshme me votue këtë komision pa kushtëzime.

Shperndaje në: