Shpend Ahmeti shpërfill kërkesën e Vetëvendosjes, qe kend e ban nënkryetar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka shpërfillë kërkesën e Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes me marrë pozitën e Nënkryetarit të Prishtinës.

Kështu, Kryetari i PSD’s ka emnue Muhedin Nushin për Nënkryetar të Prishtinës. Nushi, ishte ba pjesë e udhëheqjes së Prishtinës, tue mos pasë asnji pozitë partiake në partitë politike.

Kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, në faqen e tij zyrtare në Facebook ka ba të ditun se qysh nga dita e djeshme Ligji për Prishtinën ka hy në fuqi.

Ahmeti, po ashtu, ka tregue se Muhedin Nushi asht emnue nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

“Dje ka hyrë në fuqi Ligji për Prishtinën. Pjesë të ndryshme do të zbatohen sipas planeve që do ti dakordojmë me ministrinë”, ka shkrue kryetari Ahmeti.

“Drejtori reformator i Administratës, Muhedin Nushi është emëruar nënkryetar i Komunës tonë. Suksese Muhdedin!”, ka shkrue Ahmeti.

Shperndaje në: