Thaçi e Vucic të Diellen flasin edhe për këtë temë

Me ftesë të Përfaqësueses së Naltë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, presidenti Hashim Thaçi ka udhëtue për në Bruksel.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, Thaçi nesër do të zhvillojë takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit.

Lidhun me udhëtimin e tij në Bruksel, Thaçi ka njoftue para do ditësh, tue thanë se nji nga temat që do të diskutohen në këtë takim asht edhe demarkacioni me Serbinë.

“Ne do të kemi çështjen me demarkacionin me Serbinë rreth 400 km, ju e dini se çfarë situate kemi kaluar me Malin e Zi, tri vite pritje. Prandaj, ne duhet të bëjmë të gjithë se bashku ekipin që do të punojë për demarkacion me Serbinë. Nuk lejojmë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, asht shprehë ai.

Shperndaje në: