Kjo asht deklarata e Avramapoulos lidhun me heqjen e vizave për Kosovën

Komisioni Europian javën e ardhshme pritet me publikue raportin vlerësues për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Se a ka me ju dhanë drita e gjelbër lëvizjes së lirë të qytetarëve, mvaret nga ky raport që ka me tregue nëse vendi e ka plotësue kriterin e fundit për vizat, luftimin e krimit të organizuem dhe të korrupcionit.

Në nji përgjigje për Indeksonline, zyrtarë nga Komisioni Europian janë shpreh se vlerësimi për luftën kundër krimit të organizuem dhe korrupcionit asht ende tue vazhdue.

“Në vitin 2016, Komisioni paraqiti propozimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, me kuptimin se deri në ditën e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Kosova do të ketë ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe përforcuar të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova me 21 mars ka ratifikuar Marrëveshja për Ndarjen e Kufirit me Malin e Zi. Kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësimi vazhdon”, thuhet në këtë përgjigje.

Ndërsa, ka shtue se nëse janë plotësue kushtet, propozimi i Komisionit duhet me u miratue formalisht nga Parlamenti Europian dhe Këshilli.

Të pyetun nese këtë vit ka me u heqë regjimi i vizave, KE ka sugjerue me ju referue nji deklarate të Komisionarit të Bashkimit Europian (BE) për Migrim, Dimitris Avramopoulos që e ka dhanë këtë javë.

Avrampouls nuk ka tregue ndonji afat për liberalizimin e vizave, por asht shpreh se shumë shpejt kanë me u dhanë vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kosova i ka plotësuar disa kushte kyçe si demarkacionin, mirëpo ka akoma punë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne jemi duke monitoruar dhe është një proces që po vazhdon. Shumë shpejtë çështja e vizave do të përfundoj për gjithë rajonin perëndimor të Ballkanit”, ka thanë ai.

E këtë muej politikanët tanë kanë lobue në disa vende të BE’s për me fitue mbështetjen e tyne në procesin e liberalizimit të vizave.

 

 

Shperndaje në: