Sulmi, kombi i bardhë përplaset në zyrat e gazetës holandeze (foto-video)

Zyra qendrore e gazetës holandeze De Telegraaf u godit nga nji kombi herët në mëngjes.

Policia flet për nji sulm të qëllimshëm por fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të plagosun.

Kombi i bardhë u përplas në fasadën e xhamit të ndërtesës në periferi të Amsterdamit rreth orës 04:00 simbas kohës lokale dhe shpërtheu në zjarr.

Policia tha se askush nuk u plagos dhe shoferi i furgonit i cili arriti me u largue nga vendnngjarja nuk asht kap ende.

De Telegraaf asht e përditshmja ma e madhe në Holandë, e specializueme në sport dhe krime.

Javen e shkueme, nji predhë u hodh në nji zyrë që strehonte disa revista në të njajtën zonë të Amsterdamit.

Shperndaje në: