Mobilizohen shqiptarët, qe sa pare janë ba për dënimet ndaj lojtarëve zvicranë!

Shqiparët janë mobilizue menjiherë mbasi Komisioni Disiplinor i FIFA’s ka dhanë gjoba për tre lojtarët e Zvicrës të cilët festuen me shqiponjën mbas shënimit të gollave kundër Serbisë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuen me nga 10 mijë euro, ndërsa nga dënimi nuk pshtoi as kapiteni zviceran Stephan Lichtsteiner, i cili u dënue me 5 mijë euro, mbasi bashkë me shqiptarët festoi edhe ai me shqiponjë.

Mbas dënimit prej 25 mijë eurosh, janë mobilizue shqiptarët, që janë tue dhanë fonde me u pague dënimi.

Për vetëm disa orë, me iniciativen e Ri.Rek. janë mbledh 10,145 dollarë përmes GoFoundme.

 

Shperndaje në: