Ivanov nuk e dekreton marrëveshjen për emnin, kështu arsyetohet

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka vendosë të mos e dekretojë Marrëveshjen për emnin “Maqedonia e Veriut”, të arritun mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilën zgjidhet kontesti prej dy dekadave e gjysë.

Në arsyetimin e presidentit thuhet se marrëveshja asht antikushtetuese dhe se çdo zyrtarizim, simbas kryetarit të shtetit, paraqet vepër penale.

“Nuk kam mandat me nënshkrue dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Nji nga shtyllat e politikës programit tim zgjedhor nga viti 2014 asht se nuk pranoj ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emnit kushtetues. Nuk pranoj ide apo propozime që do të rrezikonin identitetin nacional maqedon, veçoritë e kombit maqedon, gjuhën maqedone dhe modelin maqedonas për bashkëjetesë”, thuhet në komunikatën e presidentit Gjorge Ivanov.

Simbas tij, Marrëveshja për emnin asht në kundërshtim edhe me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkueme, mbasi në to simbas Ivanovit, flitet për “dallime rreth emnit të shtetit dhe jo për dallime siç flitet në këtë marrëveshje”.

Marrëveshja, thuhet ma tej në komunikatë, nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është ratifikue në përputhje me Kushtetutën.

Shperndaje në: