Ka me ju befasue qysh e quen Xhabir Zharkun Ministri i PDK’s

Xhabir-Zharku

Në onferencën e organizueme nga BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA, ku po diskutohet për publikimin e raportit të monitorimit të gjykatave, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se bashkohet me vlerësimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell rreth ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Në pyetjen e Jeta Xharrës, se si e komenton kthimin e Zharkut në Kosovë, Tahiri tue mos ia përmendë emnin, tha se Zharku asht turpi i Kosovës dhe rastet e tilla nuk duhet të përsëriten.

“I bashkohem ambasadorit britanik, është turpi i Kosovës, por rastet e tilla nuk duhet të na demotivojnë që ta mbështesim gjyqësorin. Rastet e tilla nuk duhet të përsëriten”, tha Tahiri.

Tahiri foli edhe për projektligjet të cilat i ka procedue Ministria e Drejtësisë në Kuvend dhe të cilat duhet të kthehen në ligje.

Ai tha se e sheh BIRN’in si partner në punën e tij në sistemin e drejtësisë.

Shperndaje në: