Çmenden kolumbianët, mbas fitores së kombëtares 8 të vdekun dhe 72 të plagosun

Suksesi i Kolumbisë përballë Polonisë ka sjellë festime të shumta në vendin latin.

Kolumbianët arritën me fitue me nji rezultat bindës 3-0, tue ba ma të sigurt kështu kualifikimin  për në fazën e 1/16’tave.

Festimet kanë qenë të shumta, por kanë degjenerue në përgjakje,

8 persona kanë mbet të vdekun dhe 73 të plagosun dhe kjo si pasojë e përdorimit të tepërt të alkoolit nga ana e tifozëve.

Raportohet se mes të plagosunve kanë qenë edhe forcat policore, të cilat janë mundue që me shuejtë sherret e ndezuna.

 

Shperndaje në: