Haradinaj optimist: Qe kur marrim përgjigjen e mirë për vizat

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, asht shprehë optimist se Kosova ka me marrë dritën jeshile nga Këshilli Europian rreth heqjes së vizave për kosovarët.

Kështu të paktën asht shprehë shefi i egzekutivit mbas takimit që zhvilloi me drejtoreshën e Ballkanit Perendimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqijësi dhe Negociata për Zgjanim në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz-Calavera.

“Shpresojë që së shpejt konkluzionet do të vijnë që liberalizimi do të bëhet realitet, më vjen mirë që e tha ajo (Calavera v.j.) Komisioni do ta jep mendimin e vet, propozimi e vet. Propozimi do të diskutohet në Parlament dhe Këshillë të BE-së. Edhe pse mendojmë se do ta kemi vlerësimin pozitiv, prapë nuk është kry puna. Jemi në një proces serioz që jemi si Kosovë”, ka thanë ai.

Simbas Haradinajt, punë serioze tash e tutje do të kenë organet e sigurisë, respektivisht Policia e Kosovës dhe MPB.

“Njëra prej punëve që do ta bëjmë është mos të dërgojmë porosit të gabuar prej Kosovës. Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet të rris bashkëpunimin me vendet evropiane”, u shpreh ai.

Shperndaje në: