George H.W. Bush tregon çorapet me ftyrë të Bill Clinton’it (foto)

George H.W. Bush din qysh me ba nji vizitor të ndjehet i mirëpritun.

Ish-presidenti amerikan, 94-vjeçar, u vizitue nga ish-presidenti Bill Clinton, të Hanën.

Të dy u fotografuen kur Bush ia tregoi çorapet e tij të kaltërta dhe të zeza që kishin ftyrën e Clinton mbi to.

‘Vizitë e veçantë sot nga nji mik i madh – dhe tash, nji autor i suksesshëm. Për fat të mirë unë kisha nji çift të sapo lamë çorapësh Bill Clinton për ta festue këtë rast”.

Shperndaje në: