17 shtete amerikane, padi kundër Trump

17 shtete amerikane e kanë hedhë në gjyq administratën Trump mbi politiken e ndamjes së familjeve emigrante, te konsideruem prej tyne si mizore dhe te paligjshme.

Aktpaditë i kanë depozitue Prokurorët e Përgjithshëm demokratë të këtyne shteteve që përfshijnë Washingtonin, New York’un dhe California’n.

Veprimi ligjor i tyne kundërshton linjën e ashpër të refuzimit të hymjes së azilkërkuesit në kufinin SHBA-Meksikë.

Ndërkohë, nji gjykatëse në Californi ka vendosë që të gjitha familjet e emigrantëve pa dokumente, të ndame në kufinin amerikan duhen me u ribashkue mbrenda 30 ditëve.

Shperndaje në: