Paolo Maldini tregon se cili asht ma i mirë, Ronaldo apo Messi?

Paolo Maldini

Paolo Maldini ka mbushë dje 50 vjeç.

Kapiteni historik i Milanit dhe ekipit kombëtar italian, i biri i nji legjende tjetër, Cesare Maldinit, asht nji histori e gjallë e futbollit dhe e gjithë Italia i përulet.

Ish-emblema kuqezi dha disa intervista, disa prej të cilave shkuen në “Mediaset Italia”, ku ai, gjithashtu, komentoi momentin e Cristiano Ronaldos mbas tri ndeshjeve të para në Kupën e Botës në Rusi:

“Cristiano ka ndryshue shumë në vitet e fundit, tash ai asht ba nji qendërsulmues i pandalshëm në zonë. E mbaj mend atë në ekstrem. Pamvarësisht nga mosha, ende po luen si nji i ri, asht në formë të naltë dhe vendimtare”.

Pamvarësisht vlerësimeve për yllin portugez, “Paolino” zgjodhi Leo Messin në sfidën e përjetshme midis dy yjeve të futbollit botnor: “Mes Messit dhe Cristianos unë gjithmonë zgjedh Leon”.

Shperndaje në: