Kompania zvicrane prodhon birrë me simbolin e shqiponjës në nder të Xhakës e Shaqirit (foto)

Luzerner Bier në Zvicër ka krijue nji birrë speciale me shqiponjë. Ideja asht mbështetja e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës që festuen tue formue shqiponjën mbas gollave të tyne në fitoren 2:1 ndaj Serbisë. Edicioni special i birrës asht krijue sot dhe asht publikue në rrjetet sociale të Luzerner Beer.

Poshtë nji fotografie ku shihet paketimi i ri i kësaj birre asht shkrue: “Jashtëzakonisht freskuese, si edhe përfaqësuesja jonë në futboll”.

Simbolin e shqiponjës dykrenëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë ba personalitete të ndryshme, me ju dhanë mbështetje dy futbollistëve që përmes atij gjesti treguen dashninë për vendin e tyne.

Shperndaje në: