“Kosova, larg plotësimit të kritereve për anëtarësim në BE”

Drejtoresha për Ballkan Perendimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqijësi dhe Negociata për Zgjanim në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz-Calavera, tha se me miratimin e demarkacionit, Kosova ka plotësue nji nga kriteret kryesore për liberalizimin e vizave.

Calavera gjatë lansimit të Programit të ri të Reformës Ekonomike, deklaroi se kolegët e saj janë gati për të prezentue raportin, me të cilin vlerësohet përmbushja e kritereve për heqjen e vizave.

“Lansimi për këtë vit po bahet në kontest më pozitiv se vitin e kaluem. Nuk shoh të ardhme për Ballkanin përveç në BE, s’ka alternative tjetër. Kemi nji zhvillim pozitiv, due tu uroj për miratimin e demarkacionit, me këtë e keni plotësue nji nga kushtet e fundit për liberalizimin e vizave. Kolegët e mi janë gati për prezentimin e raportit për plotësimin e kritereve”.

Tue folë për programin e reformave tha se ai asht shumë i randësishëm për Kosovën. Ajo ka shtue se Kosova ende nuk i ka përmbushë kriteret për anëtarësim në BE, derisa ka ofrue ndihmën e institucionit europian për përmbushjen e tyne.

“Tash kemi nji bazë të mirë që të shohim fuqizim të ligjit në ekonomi. Programet janë dokumente shumë të randësishme për Kosovën. Konkurrueshmënia të zhvillohet, vendet e punës, zhvillimi ekonomik, kjo asht ajo që presin qytetarët e Kosovës. Ky asht proces që e vendos Kosovën në zemër të trajtimit të njajtë sikur shtetet anëtare të BE’s. Kjo tregon që jemi shumë serioz t’i ndihmojmë Kosovës në plotësimin e kritereve ekonomike. Të gjitha rekomandimet duhet të zbatohen”.

Calavera ka thanë se liberalizimi i tregjeve nuk asht i mjaftueshëm nëse nuk shoqnohet me politika të mirëfillta në arsim, punësim e në luftimin e korrupcionit.

“Kosova të plotësojë kriteret për anëtarësim. Ekonomia e Kosovës ende nuk i ka arritë këto kriteret, por po mundohemi të bajmë nji mjedis afarist ma të mirë. Liberalizimi i tregjeve nuk asht i mjaftueshëm nëse nuk shoqnohet me masat, politikat për arsim, punësim dhe luftimin vendimtar ndaj korrupcionit”.

Shperndaje në: