Haradinaj: Kështu ka me qenë Ushtria

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, asht takue sot me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s (NALT), kryesue nga drejtori, gjeneral Ralf Hoffmann.

Ai thotë se me ta biseduen për tranzicionin e FSK’s, për domosdoshmëninë e vazhdimit të pranisë së NATO’s në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin tonë të rregullt në forcimin e institucioneve të sigurisë.

“Një ushtri e modeluar sipas kritereve të NATO-s, profesionale dhe gjithëpërfshirëse, do të jetë aleat i besueshëm e kredibil për siguri dhe paqe të qëndrueshme në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shperndaje në: