Thaçi dekoron 3 vllaznit Bytyçi me urdhnin ‘Hero i Kosovës’ (foto)

Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan, sot ka miratue nji Rezolutë me të cilën ka dënue dhe denoncue ekzekutimin e vllazënve Bytyçi, në vitin 1999, në Serbi.

Lidhun më këtë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thanë se për trimninë dhe sakrificën e tyne gjatë luftës, si dhe për kontributin e tyne për lirinë dhe Pamvarësinë e Kosovës, ditë ma parë, me urdhnin “Heroi i Kosovës” i ka dekorue tre vllaznit Bytyçi, Yllin, Mehmetin dhe Agronin.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë heronj të përbashkët, të cilët kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për vlerat dhe idealet e njëjta”, ka thanë Thaçi.

 

Shperndaje në: