Asht aksidentue nënkryetari i Prizrenit (video)

Nji aksident trafiku ka ndodhë sot pak para orës 08:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Zhur – Prizren, në afërsi te nji pompe të benzinit në dalje të Zhurit.

I përfshimë në këtë aksident ka qenë kerri “Golf V” i nënkryetarit të komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, dhe nji kamioni të peshave të randa.

Vlen të theksohet se përveç dameve materiale, nuk ka pasë të lënduem. Siç shihet nga pamjet, kerri asht përplasë fuqishëm në kamion, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Shperndaje në: